Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme.
Përveç freskimit, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, në një periudhë kur rreziku nga zjarret është rritur:
“Ne ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre.” Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë, për të shmangur zjarret gjatë temperaturave të larta.
Be First to Comment