Prej disa muajsh, këngëtarja është shfaqur dukshëm e transformuar në pamje, duke habitur ndjekësit me humbjen e konsiderueshme në peshë dhe stilin e saj të ri.
Së fundmi, një video nga një prej koncerteve të kësaj vere është shpërndarë gjerësisht në TikTok. Përveç performancës energjike, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë transformimi fizik i Ronelës.
Komentet janë mbushur me komplimente, ndërsa shumë përdorues kanë vlerësuar pamjen e saj me komente si: “she glow up”, “duket shumë mirë” dhe “çfarë bukurie”.
Videoja ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke e rikthyer Ronela Hajatin në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Be First to Comment