
Çomo do të jetë përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në organin drejtues të Kadastrës.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Ahmetin, i cili është liruar nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Drejtues.
Greis Çomo ka qenë më herët punonjëse e Ministrisë së Drejtësisë, ku ka mbajtur detyrën e specialistes në Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira dhe më pas atë të koordinatores për njoftimin dhe konsultimin publik. /skyweb.al
Be First to Comment