Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me skaf. Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve.
Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.
Nga pamjet duket se kreu i qeverisë ka marrë lejen e verës, me mbylljen e sesionit parlamentar.
Be First to Comment