Skip to content

Sipas mediave greke, mësohet se shqiptari detyronte të miturën të flinte me të, duke e kërcënuar me jetën e gjyshes dhe xhaxhait të saj. E gjithë ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në shtëpinë ku shqiptari jetonte prej kohësh me partneren e tij, gjithashtu shtetase shqiptare, e cila ishte në pritje të ëmbël me të.

Më tej, raportohet se 41-vjeçari i kërkonte vajzës së partneres së tij që të ndanin të njëjtin krevat, me justifikimin se ajo nuk mund të flinte me mamanë e saj, duke qenë se kjo e fundit ishte shtatzënë.

Po ashtu, bëhet me dije se shqiptarja kur udhëtonte jashtë Greqisë, kryesisht gjatë sezonit të verës, besonte vajzën e saj partnerit aktual. Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç shqiptarja e kishte parashikuar.

Pas shumë ditëve heshtje, për të mbrojtur jetën e gjyshes dhe xhaxhait të saj, e mitura mësohet se ia ka treguar të gjithë makthin e përjetuar nënës së saj.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023, kur asokohe e mitura ka qenë 9 vjeçe. Ndërsa aktualisht kur çështja në fjalë është dërguar përballë drejtësisë, e mitura mësohet se nuk i ka mbushur akoma 14 vjeç.

Pavarësisht së dëshmitë e dhëna në lidhje me këtë ngjarje, nxjerrin në pah një të vërtetë tronditëse, raportohet se shqiptari i mohon akuzat që rëndojnë ndaj tij për ngacmim dhe sulm seksual ndaj një të miture, duke pretenduar se është i pafajshëm.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *