Skip to content

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen e identifikuar si Julide Yazici, e cila rezulton të jetë e dënuar me 4 vite e dy muaj burg pasi akuzohet për dhënie të ndihmës logjistike për organizatë terroriste si dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Sakaq bëhet me dije se Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur ekstradimet e dy shtetasve shqiptarë nga vendet e huaja në drejtim të vendit tonë.

Konkretisht bëhet fjalë për ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar e shtetasit të identifikuar si Kostandino Tahiri, i cili rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vite burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me ekstradimin nga Athina të shtetasit Andrea Biti, i cili thuhet se është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e huaja ligjzbatuese, u bë ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar në vendin tonë e shtetasit Kostandino Tahiri (K. T.). Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Dhe nga Greqia, Athinë, është ekstraduar shtetasi Andrea Biti (A. B.). Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes”, kanë bërë me dije burime zyrtare për mediat.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *