Edhe pse DJ PM nuk përmendi Sarah Berishën dhe as nuk dha detaje për ndonjë situatë konkrete, postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e lidhën me zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien e çiftit.
DJ PM dhe Sarah Berisha kanë qenë edhe më herët në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për ndarje. Në raste të mëparshme, dyshja i kishte hedhur poshtë këto aludime duke u shfaqur së bashku ose përmes reagimeve publike.Këtë herë, mungesa e ndjekjes së ndërsjellë në Instagram ka shtuar pikëpyetjet.
Ndërkohë, Sarah Berisha është parë e vetme gjatë Sunny Hill Festival, një tjetër detaj që ka nxitur komentet e fansave dhe dyshimet për një krisje të mundshme mes çiftit.Megjithatë, deri tani as DJ PM dhe as Sarah Berisha nuk kanë konfirmuar publikisht nëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar.
Be First to Comment