Skip to content

Sipas burimeve, ‘shqetësimi’ i zonjës Pretenca për tenderin e kartave të gazetarëve nuk reflekton interesin publik, por inate grash, mllefe personale, banalitete dhe hakmarrje të vogla. E mësuar duke hyrë në SPAK dhe GJKKO si në zyrat e televizionit të Fanes, zonja Pretenca mësohet se është kthyer në shqetësim për disa gjyqtarë të GJKKO, pasi gjatë proceseve gjyqësore, shkel rregullat duke bërë muhabet herë me të pandehur, herë me kolege dhe herë me avokatë.

Në një nga seancat e gjyqit të Ilir Metës, sipas burimeve, zonja Pretenca ka nisur duke biseduar me Monika Kryemadhin, thua se ishin në kafe dhe po shihnin filxhanin. Pasi i është tërhequr vëmendja disa herë, mësohet se në lëvizje është vënë kreu i GJKKO, Erion Bani, i cili ka urdhëruar që zonja Pretenca të dilte jashtë sallës së gjyqit. Pas shpalljes ‘non grata’, zonja Pretenca i është kundërpërgjigjur z. Bani, duke i kërkuar llogari për tenderin e kartave të gazetarëve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *