Skip to content

Tre të paraburgosurit, sipas hetuesve, prej kohësh kalonin kohë së bashku në ambientet e përbashkëta të sektorit dhe nuk rezulton të kenë pasur më herët konflikte mes tyre. Pikërisht për këtë arsye, grupi hetimor dyshon se ngjarja nuk ka qenë një konflikt i çastit.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një mesazhi të përcjellë nga grupe rivale. Ndërsa burimet mediatike bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që plagosja e Bajrit të jetë urdhëruar ose nxitur nga persona të tjerë, përfshirë edhe persona të lidhur me grupin e Ibrahim Licit, ose vetë ky i fundit, me të cilin grupi i Shkodrës ka pasur prej vitesh përplasje të ashpra.

Në momentin e përplasjes, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto i janë afruar Bajrit me një telefon në dorë dhe i kanë thënë: “Këtë mesazh e ke nga filani”. Pas kësaj, dyshohet se e kanë sulmuar me një thikë artizanale. NdërsaBajri është kundërpërgjigjur, ka marrë thikën dhe e ka lënë të plagosur Zotajn.

Të dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas informacionit të deritanishëm, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është firmosur transferimi i tyre.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar thika artizanale e përdorur gjatë konfliktit, si dhe telefoni celular që dyshohet se është përdorur për përcjelljen e mesazhit.Celulari pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, përfshirë verifikimin e komunikimeve, në mënyrë që hetuesit të zbardhin se me kë është komunikuar dhe nëse telefonata ka lidhje me sulmin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *