“Duhet t’ju njoftoj, ne kemi ftuar tashmë ekspertë që merren me këtë, domethënë sektorin e ndërtimit, inxhinierët, të gjithë të tjerët…
Ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tone. Le të shohim, çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi?”, tha presidenti serb.
Vuçiç nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse është e sigurt se ndryshimi i rrjedhës së ujit të Ibrit do të ndodhë.
Diga e lumit Ibër krijoi liqenin e Ujmanit, nga i cili varet furnizimi me ujë në një pjesë të madhe të Kosovës, si dhe prodhimi i energjisë elektrike.
Be First to Comment