Skip to content

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pasuri që dyshohet nga hetuesit se mund të jetë e lidhur me Ballukun dhe që është vënë nën hetim si pasuri e fshehur.

Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara gjatë kontrollit, duke i krahasuar ato me provat dhe të dhënat e tjera të administruara përgjatë hetimit.

Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është e pandehur në çështjen që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Ndërkohë, ndaj saj vijon edhe një hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka sekuestruar një vilë në Dhërmi, për të cilën dyshohet se mund të jetë pasuri e fshehur.

Rreth 10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK, ku iu komunikuan akuzat e reja. Në të njëjtën kohë, asaj iu bë me dije edhe vendimi për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *