Skip to content

Sipas reagimit të bërë publik nga kryebashkiaku i Ravanuza-s, fermeri dyshohet se është goditur pasi kishte refuzuar t’u nënshtrohej kërkesave për pagesë nga persona të lidhur me struktura kriminale.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një sipërfaqe të konsiderueshme të vreshtit të dëmtuar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal.

“Mafia është një mal me mut. Në Ravanuza nuk ka më vend për parazitët”, shkruan kryebashkiaku në reagimin e tij, duke e konsideruar shkatërrimin e vreshtit një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës dhe dinjitetit të fermerit.

Ai ka shprehur solidaritet të plotë me fermerin e prekur dhe ka bërë të ditur se institucionet lokale do të qëndrojnë pranë tij.

Kryebashkiaku u ka bërë gjithashtu apel qytetarëve që të mos heshtin përballë episodeve të tilla dhe që çdo person që ka parë, dëgjuar apo disponon informacione të dobishme t’u drejtohet forcave të rendit.

“Frika mposhtet së bashku dhe përgjigjja më e mirë është bashkëpunimi i një komuniteti të bashkuar dhe të lirë. Kush sulmon punën e qytetarëve tanë, sulmon të gjithë Ravanuza-n”, përfundon reagimi.

  

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *