Skip to content

“Shteti përballë zjarreve me zërin e njerëzve”, shkroi Rama krahas videos ku banorët falënderojnë forcat zjarrfikëse, Policinë, emergjencat civile dhe strukturat e tjera shtetërore për ndërhyrjen gjatë natës.

Një prej banorëve tregoi se kishte menduar se shtëpia e tij do të digjej, por ndërhyrja e forcave në terren bëri të mundur frenimin e flakëve.

“Po të mos ishin ata, jo vetëm shtëpia ime, por e gjithë lagjja do të ishte djegur. Ja bëftë Zoti hallall atyre zjarrfikësve, Policisë, emergjencës. Mbrëmë këtu u ndje era e shtetit”, tha ai.
Një tjetër banor e përshkroi situatën si një skenar apokaliptik.

“Zjarri këtu ishte si të ishte fundi i botës. Por shteti shqiptar ka qenë në gatishmërinë numër një. Puna që është bërë këtu na ka shpëtuar”, u shpreh ai.
Edhe një banore tha se ende nuk e besonte që banesa e saj kishte shpëtuar nga flakët.

“Nuk e besoj akoma që e kam shtëpinë gjallë, se këtu ka qenë një tmerr i vërtetë”, tha ajo, duke falënderuar zjarrfikësit, emergjencat civile dhe ekipet e helikopterëve që ndërhynë për shuarjen e zjarrit.
Banorët vlerësuan gjithashtu ndërhyrjen e Policisë dhe të strukturave të emergjencave, ndërsa një prej tyre falënderoi ministrin e Brendshëm për këmbënguljen për evakuimin e banorëve nga zona e rrezikuar.

“Nuk e kam besuar se do e gjeja banesën në këmbë prapë. Është bërë punë heroike. Janë heronj”, tha ai.
Zjarri në Krujë shkaktoi panik të madh gjatë natës, ndërsa flakët iu afruan banesave dhe bizneseve. Banorët u evakuuan nga zonat më të rrezikuara, ndërsa në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikës, forca policie, emergjenca civile dhe mjete ajrore.

Një tjetër banor deklaroi se ndërhyrja e strukturave shtetërore kishte qenë vendimtare për shmangien e një tragjedie.

“Falë ndërhyrjes së Komisariatit të Krujës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe bazës mbështetëse të helikopterëve, sot jemi gjallë dhe banesa është e paprekur”, u shpreh ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *