Skip to content

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale.

Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane. Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.

Nga ana tjetër për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute.

Rezerva valutore ka arritur në shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit, nga 6.7 miliardë euro në qershor të vitit të kaluar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *