Skip to content

Të pranishëm janë edhe Ervin Demo, ministri për pushtetin Vendor dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i komisaionit të posacëm parlamentar i cili nuk prodhoi një draft me konsensus politik. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.

Projekti është kundërshtuar në shumicën e bashkive të cilat preken nga harta e re, çka pasoi ftesën publike të shefit të qeverisë për një konsultim të gjerë publik me qytetarët dhe kryebashkiakët.

Drafti i është dorëzuar të gjitha bashkive të vendit. Pritet që gjatë takimit të sotshëm, kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët.

Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe reflektimin e tyre në draftin final që do të dërgohet për votim në Kuvend. Shumica e kundërshtive kanë pasur bazë largimin e shërbimeve në bashkitë qendrore ku ata bashkohen, por nga mazhoranca është theksuar se në bashkitë aktuale që shkrihen, do të qëndrojë një nënkryetar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *