Skip to content

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Më 9 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata shkaktoi reagime të forta nga zyrtarët kosovarë dhe më pas u shoqërua edhe me një përplasje publike mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Edhe Komisioni Evropian ka rikujtuar rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se përparimi në procesin e normalizimit është një parakusht për avancimin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *