Sipas burimeve nga mbledhja, Mazniku ka shpjeguar se pse 15 bashkitë do të shkrihen, dhe kryetari i Bashkisë së Poliçanit ka kërkuar shpjegim se pse Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejes nuk janë shkrirë që e kanë performancën më të keqe se Poliçani.
Ndër të tjera ai ka thënë që reforma e 2014 dështoi, pasi i shpopulloi të gjitha fshatrat dhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë.
Aty ka ndërhyrë kryeministri Rama, ku ka thënë: “Nuk e kuptoj pse jeni këtu, ju nuk duhet të ishit fare se paturpësisht dogjët edhe teserat e partisë”.
Kryebashkiaku i Poliçanit i ka thënë: “Unë këtu kam ardhur me një ftesë, dhe për të përfaqësuar komunitetin tim se për qejf nuk kisha ardhur. Paturpsinë nuk e bëmë ne, por ju që po merrni këto vendime”.Më pas Rama ka debatuar edhe me kryetaren bashkisë së Dimalit, e cila ka vendosur e para të largohet nga mbledhja, veprim që e ka bërë më pas edhe kryetari i Bashkisë Poliçan.
Be First to Comment