Ali Tupi: I lodhur.
-Vetëm i lodhur apo edhe i sëmurë?
Ali Tupi: Të dyja bashkë.
-A jeni vizituar?
Ali Tupi: Po, kam bërë grafi.
-Me gjithë këtë gjendje të rënduar shëndetësore, si vazhdoni punë dhe vazhdoni të jeni lart moralisht? Çfarë ju shtyn?
Ali Tupi: Duhet të vish në punë, do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk.
-Sa ditë keni në punë?
Ali Tupi: Një javë.
Zjarrfikësit në Krujë pavarësisht se prej disa ditësh kanë qenë në ‘luftë me flakët thonë se nuk do ta ndalin punën e tyre deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
Njëri prej zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret.
“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti.
Pas disa vatrave që kanë rënë në rrethin e Krujës, banorët shprehen mirënjohës për punën e palodhur të zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë.
“Jemi shumë keq, falenderojmë zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë. Nuk kanë të paguar. Na kanë marrë dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia, pasi situata ka qenë shumë keq”, thotë qytetari Haxhi Neziri.
Prej pasdites të së shtunës, Mali i Krujës është përfshirë nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të tëra dhe duke iu afruar edhe banesave. Për orë të tëra, flakët rrezikuan shtëpitë e qytetarëve, ndërsa zjarrfikësit të cilët janë heronjtë e këtyre ditëve, luftuan për t’i mbajtur larg zonave të banuara.
Falë ndërhyrjes së tyre, banesat u shpëtuan, mirëpo kur u duk se situata po qetësohej vatra të tjera u riaktivizuan. Dhe kështu, ajo që nisi të shtunën vijon edhe sot, me zjarrfikësit që prej pesë ditësh e netësh janë në terren.
Të lodhur, të sfilitur dhe me orë të tëra pa gjumë, ata vazhdojnë të luftojnë me flakët. Disa prej tyre janë sëmurë, të tjerë kanë pësuar dëmtime në këmbë, por asnjë prej tyre nuk pranon të largohet.
Pesë ditë e net pa gjumë, zjarrfikësit në Krujë me
Altin Shullazi
Lidhur me këtë situatë ka folur së fundmi edhe Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikëses, i cili tregon se prej pesë ditësh nuk kanë ndalur asnjë moment.
“5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë”, ka thënë ai për Report Tv, ndërkohë që më tej ka shtuar se lodhja është e madhe, mirëpo ajo që i mban ende në këmbë është lidhja me qytetin e tyre.
“Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur dhe rritur në këtë qytet. Nuk duam të shkatërrohet”, ka shtuar Shullazi.
Ditët e gjata në terren kanë nisur të rëndojnë edhe mbi shëndetin e tyre. Disa prej zjarrfikësve kanë temperaturë të lartë, ndërsa të tjerë vijojnë punën edhe pse janë të dëmtuar.
“Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit”, ka thënë ai, ndërkohë që kolegu tjetër, Eduarti ka treguar këmbët dhe gishtat e nxirë. Prej ditësh ai nuk ka pasur mundësi as të heqë këpucët.
“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk i kam hequr që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, tregon ai.
Be First to Comment