Skip to content

Përmes faqeve zyrtare të Top Channel dhe “Për’puthen” është publikuar një bisedë e inskenuar, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

“A je tu e ndje???”, shkruhet fillimisht, ndërsa përgjigjja vjen: “Çfarë, rrahjet e tua të zemrës?”

Por më pas zbulohet edhe arsyeja e vërtetë e postimit:

“Jo jo, ndryshimet e reja në Për’puthen?”

Përgjigjja “Me themel aaaa?” ka shtuar edhe më shumë kureshtjen, duke lënë të kuptohet se produksioni po përgatit ndryshime të konsiderueshme për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të përfshijnë konkretisht këto ndryshime dhe nëse ato do të prekin formulën e programit, studion, drejtimin apo mënyrën se si do të zhvillohen njohjet mes konkurrentëve.

Megjithatë, Top Channel ka konfirmuar një tjetër detaj të rëndësishëm: aplikimet për konkurrentët e sezonit të ri do të hapen së shpejti.

“Kapitull i ri… Aplikimet hapen së shpejti! A jeni gati?”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë fshihet pas paralajmërimit për ndryshime “me themel” dhe cilat do të jenë surprizat që produksioni ka rezervuar për rikthimin e një prej formateve më të komentuara të Top Channel.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *