Rama ka përdorur shprehjen “Kush do le të këndojë, kush do le të pushojë” për të treguar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen thjesht sepse një grup njerëzish e kërkon këtë përmes thirrjeve apo korit.
Gjithashtu Rama e konfirmoi se do të japë menjëherë dorëheqjen sapo Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, për të cilën është “qershia mbi tortë” e katër mandateve qeverisje.
“Ajo thirrja ‘Rama jepeee doreeeheqjen’ më pëlqen dhe më jep aq shumë energji sa, të jem i sinqertë, më bën të mendoj se mund të shkruaj edhe një këngë tjetër me të. Por përtej thirrjes, të ikësh nga zyra që na u besua nga shumica thjesht sepse një pakicë po bërtet në kor, nuk është as tipar i udhëheqjes, as i përgjegjësisë institucionale, as i përulësisë intelektuale.
Është thjesht braktisje e një përgjegjësie. Kush do le të vazhdojë të këndojë. Misioni do të vazhdojë derisa të ngremë flamurin tonë dhe Skënderbeun në Bashkimin Evropian”, tha Rama.
Be First to Comment