Skip to content

Deputetja ”braktis” PD-në dhe i bashkohet protestës

Edhe pse protestuesit thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg” apo “Edi Rama ka mbaru, edhe Berisha ka mbaru”, si dhe “opozitë e shitur, opozitë e shitur”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zgjedhur të dalë në bulevard mes protestuesve.

Kujtojmë se fillimisht Partia Demokratike nuk i mbështeti protestuesit, por doli në përkrahje të investimit në Zvërnec.

Madje, pretendonte se protesta organizohej nga Edi Rama.

Vetëm ditët e fundit deputetë të opozitës kanë mbajtur qëndrime, kryesisht në rrjetet sociale, pro protestuesve që kërkojnë dorëheqje të Ramës dhe anulim të projektit në Zvërnec.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *