
Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili është rrëmbyer nga shoku i tij Armand Shakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Mand Dhelpra” i cili shpallur në kërkim nga policia.
Newsbomb.al ka siguruar foton e 41-vjeçarit i cili dyshohet se është organizatori i rrëmbimit dhe zhdukjes të së riut.
Koçi është rrëmbyer nga 41-vjeçari mesditën e 4 qershorit dhe më pas ka dyshime të forta që i riu është vrarë nga Shakaj, pasi në makinën ku dyshohet se është tranportuar, janë gjetur gjurmë gjaku që dyshihet se i përkasin 34-vjeçait.
Po ashtu ka dyshime se Eglant Koçi, është rrëmbyer për shkak se mbante një sasi të konsiderueshme parash në telefonin e tij, pasi sipas raportimeve mediatike merrej me kriptomonedha dhe call center-a.

Ndërsa “Mand Dhelpra” është shpallur në kërkim policor, në pranga ka rënë 25-vjeçari, Enea Zyferi i cili dyshohet se ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka ndihmuar në përkrahje ne autorit pas krimit. Ai ka qenë i punësuar si kamarier në një ambient në pronësi të personit të dyshuar dhe ndodhej pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
Po ashtu Policia po bën përpjeke për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit Shakaj, i cili dyshohet se pas rrëmbit të Eglant Koçit, ka vrarë shokun e tij. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjën e të riut, ndërsa fatit i tij mbetet ende mister.

Be First to Comment