
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës.
Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje.
Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përfshijnë pjesën më të madhe të territorit duke nisur fillimisht nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.
Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Be First to Comment