
Aktivistja Evi Kokalari, në një postim në Facebook, i quan lajmet për heqjen e statusit “Non Grata” të kreut të Partisë Demokratike si një “mashtrim”, duke theksuar se ai do të mbetet sërish një person i padëshiruar në SHBA.
Kokalari shkruan se Berisha ka marrë një vizë për një emergjencë shëndetësore dhe se ajo, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, do të sigurojnë më shumë informacion mbi këtë çështje.
“Ndryshe, nëse vjen në SHBA për vizitë mjekësore, duhet të kesh si shoqërues Lirinë, Argitën dhe Shkëlzenin… apo atyre ende nuk ua kanë hequr?”, thekson Kokalari në postimin e saj.
Më tej, aktivistja shton se Berisha mbetet sërish “Non Grata” dhe se ai nuk është kryetar i Partisë Demokratike.
Postimi i plotë:
Sali Berisha mos mashtro. Ti mbetesh non grata. Këtë punën e vizës për emergjencë shëndetësore, do të marrim më shumë informacion për të parë cila është diagnoza jote…
Ndryshe, nëse vjen në SHBA për vizitë mjekësore, duhet të kesh si shoqërues Lirinë, Argitën dhe Shkëlzenin… apo atyre akoma s’ua kanë hequr?
Mashtrues… mbetesh non grata dhe e përsëris: kryetar i Partisë Demokratike NUK je.
Ama dëshpërimi yt dhe i “idiotëve të dobishëm” që ngazëllehen me idiotësitë e tua është përtej tragjikomedisë.

Be First to Comment