
Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin artistik “Stresi”, ka reaguar me tone të forta ndaj një deklarate të bërë nga Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla përmendi pjesëmarrjen e Sali Lushaj në një protestë, gjë që duket se ka nxitur reagimin e reperit. Në një postim të publikuar në Instastory, Stresi shpërndau një video nga deklarata e Ballës dhe e shoqëroi atë me një mesazh të drejtpërdrejtë.
Në reagimin e tij, ai shkroi: “Sali Lushaj tqr me respektin më të madh, meqë nuk rri dot pa e përmend”, duke lënë të kuptohet pakënaqësinë e tij ndaj faktit që emri i Sali Lushajt u përmend në diskutimin politik.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale dhe ka sjellë reagime të ndryshme në opinionin publik.

Be First to Comment