Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Irani merr vendimin e fundit për Ngushticën e Hormuzit

Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.

“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”, deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.

Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.

Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin në qytete dhe provinca në Ngushticën e Hormuzit ky u synuan radarët dhe sistemet e mbrojtjes në Bandar Abbas, ishullin Qeshm dhe në Hengam.

Irani u përgjigj duke lëshuar raketa drejt vendeve të tjera të rajonit duke marrë sërish në shënjestër bazat amerikan në Kuvajt, Bahrein dhe në Jordani. Në këtë të fundit garda revolucionare njoftoi se lëshoi 12 raketa balistike drejt bazës Al-Azraq ku SHBA mbajnë të stacionuar avionë F-35, F-15 dhe F-16.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *