
Aktivisti Gent Progni, ka publikuar në rrjetet sociale disa denoncime në lidhje me presionin që po u bëhet punonjësve të administratës për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar sot për përvjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Aktiviteti është planifikuar të zhvillohet në orën 17:30 në sheshin “Italia” në Tiranë, në një kohë kur prej ditësh në kryeqytet po zhvillohen edhe protesta qytetare.
Në një postim në Facebook, Progni ka publikuar një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar në Berat. Në këtë denoncim pretendohet se punonjës të administratës vendore dhe qendrore po ftohen ose detyrohen të marrin pjesë në aktivitet, ndërsa drejtues lokalë po hartojnë lista pjesëmarrësish dhe paralajmërojnë pasoja në rast refuzimi.
https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/yA/r/LCqvjOAxZBm.webp

Be First to Comment