Skip to content

Mijëra qytetarë dhe emigrantë në ditën e 14-të të protestës kundër qeverisë, marshohet drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Nisi sot në orën 18:20 marshimi i mijëra qytetarëve drejt bulevardit dhe më tej drejt Kryeministrisë. Në Tiranë po zhvillohet protesta e 14-të radhazi kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijojnë qëndresën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mijëra emigrantë prezent në revoltën e sotme kundër qeverisë .

Qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar përpara kryeministrisë, vendi ku prej 14 ditësh kanë artikuluar kërkesat e tyre.

Ata kanë vijuar me thirrjet e përsëritura “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, të cilat kanë qenë mes sloganeve kryesore të revoltës. Protestuesit kanë deklaruar se këto tubime do të vijojnë çdo ditë, duke kërkuar dorëheqje të qeverisë së Edi Ramës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *