Skip to content

E papritur, protestuesit në shesh i bëjnë thirrjen e fortë Berishës

Një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Gjermani ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar sot, ku ka bërë thirrje për largimin e klasës politike aktuale, duke kërkuar që dorëheqja të nisë fillimisht nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në fjalën e tij para protestuesve, ai tha se pjesëmarrja e tij në tubim ishte një detyrim qytetar dhe moral ndaj vetes, familjes së tij dhe mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, por që vazhdojnë të shqetësohen për të ardhmen e Shqipërisë. Emigranti tregoi se kishte ardhur edhe në emër të nënës së tij 85-vjeçare, e cila për shkak të moshës nuk mund të ishte e pranishme në protestë.

“Jam nga Bulqiza dhe prej shumë vitesh jetoj në Gjermani. Kam ardhur këtu për të protestuar për veten time, për familjen time dhe për të gjithë ata që duan një Shqipëri më të mirë. I bëj thirrje Berishës që të japë dorëheqjen. Nëse dëshiron vërtet ndryshim dhe nëse kjo protestë bëhet në emër të interesit të qytetarëve, atëherë duhet të largohesh i pari. Vetëm kështu mund t’u kërkosh të tjerëve të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Ai nuk kurseu as një apel për përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke i ftuar që të mbështesin kauzat qytetare dhe të dëgjojnë zërin e protestuesve. Sipas tij, vendi ka nevojë për një politikë të re, me më shumë integritet, transparencë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Deklarata e emigrantit u prit me interes nga të pranishmit, pasi mesazhi i tij u fokusua te nevoja për vetëreflektim dhe ndryshim të lidershipit politik, si një hap i domosdoshëm për përmirësimin e situatës në vend.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *