Skip to content

I diagnostikuar me diabet, dje para se t`i hipte skafit injektoi insulinën dhe/ DETAJE nga aksidenti tragjik në Ksamil që i mori jetën 22-vjeçarit

Kanë dalë në dritë informacione të reja lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 18:30, në zonën e Gjirit të Ksamilit. Sipas të dhënave paraprake, i riu vuante prej vitesh nga diabeti, një sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar që në moshën 15-vjeçare. Mësohet se prej rreth dy vitesh ai trajtohej rregullisht me insulinë.Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pak para se të përdorte mjetin lundrues, 22-vjeçari kishte marrë dozën e insulinës. Sipas specialistëve të shëndetësisë, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij fizike dhe në aftësinë për të kontrolluar mjetin në momentet para aksidentit.

Pamjet e incidentit, të cilat janë publikuar në rrjet, janë filmuar nga një velierë e huaj që ndodhej e ankoruar në Gjirin e Ksamilit. Në video shfaqen momentet e përplasjes me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, ngjarje që po hetohet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë.
Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhen ekzaminimet përkatëse që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Albiano Kreçi ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra. Humbja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin ku jetonte, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj që lidhet me aksidentin fatal.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *