
Mimoza Ahmeti, emri që mbajti pas ekranit të madh dhe të vogël.
Poetja mjaft e dashur, rrëmbeu zemrat e publikut që ditën e parë që u bë pjesë e formatit Ferma Vip.
Mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe, Moza u surprizua nga tre aktorët e më mirënjohur, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi, të cilët lexuan poezitë e saj.
Por surpriza më emocionuese ishte ajo nga vajzat e saj. Eir, vajza e madhe e Mozës e cila jeton në Romë lexoi një poezi të mamasë së saj. Më pas, pjesë e skenës u bë vajza e vogël Luka, e cila erdhi nga Kanadaja. Por me hyrjen e saj, Moza nuk e njohu dhe i kërkoi leje të mos lexonte, por të dëgjonte një këngë nga vajza e madhe Eir.
Më pas, Moza e njohu vajzën e vogël dhe mes emocionesh ajo i ka dhuruar puthje e përqafime.
“Vajza ime e vogël, nuk e njoha se kam dy vite pa e takuar. Ti më the që nuk më flet”, i tha Moza vajzës së vogël.
https://www.instagram.com/fermavip.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=A25DhKtZAf4LOAp7mtvEoPU

Be First to Comment