Skip to content

I FUNDIT/ Marjana Koçeku i bashkohet protestës së diasporës, pas largimit nga grupi parlamentar i PS-së (Foto)

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, i është bashkuar sot protestës së diasporës. Pjesëmarrja e saj vjen pak ditë pasi Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Në një prej reagimeve të fundit, deputetja sfidoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare që të shpërndajnë Kuvendin e të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa në një tjetër deklaratë, Koçeku foli për kërcënime ndaj familjes së saj, duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë personave që, sipas saj, mund të tentojnë ta intimidojnë.

Prania e saj në tubim shihet si mbështetje për protestuesit, në një moment kur ata kanë artikuluar kërkesa kundër qeverisë. Koçeku ishte zgjedhur deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si pjesë e listës së PS-së në Qarkun e Shkodrës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *