Skip to content

Zbulimi i Ulsi Manjës: Protesta në Tiranë, për bukën e gojës. Po këta me makina luksoze pse vijnë?

Ulsi Manja ka postuar foton e një makine që ka ardhur nga Italia për të protestuar.

Ai bën ironi, duke thënë se si mund të vijë një njeri me makinë luksoze, për të protestuar për bukën e gojës.

“Edhe këta me makina të shtrenjta me siguri për bukën e gojës protestojnë!?

Çfarë shpërdorimi i lirisë. Patriotë me flamuj shqiptarë në makina të shtrenjta, që vijnë nga diaspora për të mbështetur kauza sociale, të atyre që kanë dalë për bukën e gojës. Madje, këta me makina të shtrenjta qenkan edhe më ambientalistë se këta të flamingove!

Çfarë paradoksi!

Hajde protestë, hajde”, shkruan ai.

Ajo që nuk ka kuptuar Manja, ose që bën sikur nuk e kupton, është se në Tirana nuk po protestohet për bukën e gojës, por për rrëzimin e këtij sistemi politik.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *