Skip to content

I FUNDIT/ Agravon sherri mes çiftit, burri plagos me thikë gruan. E plagosura transportohet me helikopter drejt Tiranës

Sherri mes një çift bashkëshortësh në një lagje periferike të qytetit të Pogradecit, ka përfunduar me një të plagosur.

Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se pas debateve të shumta mes një çifti bashkëshortësh, ka qenë burri, Fatmir Xhaja që ka goditur me thikë gruan e tij, Bleona Xhaja duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit.

Të njëjtat burime thanë se gruaja ndodhet në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.

E plagosura raportohet se do të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *