Skip to content

Çfarë ndodhi?! Rama tjetër mbledhje në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe prioritetet e punës së mazhorancës në periudhën në vijim.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për jetën politike të vendit, pasi zhvillohet vetëm pak ditë pas mbledhjes së zgjeruar me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë protestat qytetare që po mbahen prej 23 ditësh radhazi në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Protestuesit kanë dalë në sheshe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e kryetarit të opozitës, duke i konsideruar të dy figurat politike përgjegjëse për situatën aktuale në vend. Sipas organizatorëve, protestat synojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe të kërkojnë ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes dhe përfaqësimit politik.

See also Tronditëse/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit
Mbledhja e thirrur nga kreu i qeverisë pritet të analizojë ndikimin e këtyre zhvillimeve në klimën politike dhe të përcaktojë strategjinë që Partia Socialiste do të ndjekë në javët e ardhshme, ndërsa tensionet politike dhe kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *