Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet në kuadër të një procedimi për pastrim parash dhe veprimtari të dyshuara kriminale, ku në fokus është vendosur edhe krijimi i një mediaje audiovizive në Shqipëri.
Sipas burimeve hetimore, nga analizimi i komunikimeve të siguruara përmes platformës Sky ECC dhe verifikimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është konstatuar krijimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, e regjistruar në pronësi të Besnik Myftarit.
Hetuesit dyshojnë se Myftari, ish-drejtues i lartë në Top Channel, aktualisht ndodhet i fshehur në Francë.
Sipas të dhënave paraprake, SPAK po verifikon burimin e financimeve dhe lidhjet e mundshme të medias me anëtarë të një grupi kriminal.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në këtë media janë punësuar rreth 10 gazetarë të njohur të tregut mediatik shqiptar.Paralelisht, SPAK po shqyrton edhe procedurat e ndjekura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për licencimin e televizionit dhe radios, pasi ekzistojnë dyshime se licenca mund të jetë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe nën ndikimin e veprimeve korruptive.
Sipas burimeve, në komunikimet e zhvilluara me anëtarë të grupit kriminal, Besnik Myftari i ka informuar ata se kishte siguruar licencën për median, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin skualifikuar nga gara.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të përfshirë, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen dhe funksionimin e medias.
Mësohet se për radion, Myftari i ka kërkuar grupit kriminal 90 mijë euro.
Në listën e gazetarëve të punësuar në median e grupit krimianl edhe ish-këshilltari i ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Be First to Comment