
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Euronews Albania ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të EUROPOL-it mbi bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me kartelin ekuadorian “Los Lobos” për trafikun ndërkombëtar të kokainës përmes kompanive të transportit të frutave.
Hoxha sqaron se organizata më e madhe kriminale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anëtarë, ndërsa “Los Lobos” është rivalja kryesore e tyre me rreth 8,000 anëtarë. Sipas tij këto grupe nuk kanë një strukturë të mirëfilltë karteli si kolumbianët apo meksikanët, por funksionojnë më shumë si aleanca.
Ndër të tjera ai theksoi se grupet shqiptare atje janë të detyruara të zgjedhin anë, ose do të punojnë me njërën organizatë ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse partneri lokal vritet, shqiptarët duhet të largohen menjëherë për të mos u shënjestruar nga rivalët si financues të kartelit.
“Grupet ekuatoriane janë më shumë të interesuara për trafikun brenda, ajo që quhet mikrotrafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prodhues, është vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe është i ndërvarur nga kartelet, nga kolumbianët.
Për shembull, lufta që dhe konflikti i armatosur që nisi mes shtetit dhe Los Choneros, se është organizata më e madhe, nisi për shkak se meksikanët ose kartelet meksikane ishin të interesuara për një përplasje aty. Dhe sa më i pasigurt të jetë Ekuadori, aq më lehtë e kanë ata, dhe të marrin ngarkesat me drogë dhe mundësisht t’i marrin dhe më lirë.
Përfitojnë. Gjithsesi, edhe pa këtë raport, jo që ky raport konfirmon edhe një herë çfarë kemi thënë në të kaluarën, sot ka prova bindëse që provojnë, po vijnë nga GJKKO-ja. Një rast, ishte direkt e provonte e nisur nga Ergys Dashi është vrarë.
Unë kam qenë te lokali ku Ergys Dashi u vra në Guayaquil. Pra, grupet shqiptare atje punojnë ose me njërën kartel, ose me tjetrën. Jo, nuk mund të punosh ashtu sepse ato janë kafshë territori atje dhe kanë territorin e ndarë dhe ti s’mund të punosh dot me të dyja.
Madje, në rastet kur partneri lokal, vritet, ti duhet të largohesh derisa të stabilizohet situata sepse kundërshtarët e tij të etiketojnë ty si sponsorizues apo financues i kartelit dhe të identifikojnë ty njëlloj me kundërshtarin e tyre”, tha Hoxha.

Be First to Comment