
Ecja në Alpet Shqiptare pranë Valbonës, u kthye në atë që Amy nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: u kafshua nga gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri, nepërka me bri. Video e postuar nga kjo turiste, është bërë shumë virale, për shkak se ajo ka treguar hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar në këtë “betejë” të sajën.
Në video Amy, e cila jeton prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se menjëherë filmoi gjarprin që e kafshoi për ta identifikuar, u ul në një shteg dhe telefonoi 112-ën. Por për shkak të terrenit të vështirë nuk qe e thjeshtë për ekipin e emergjencës që ta lokalizonte.
Ndaj Amy gjeti një mënyrë tjetër të tërthortë, duke u treguar e guximshme dhe e duruar njëkohësisht, ajo telefonoi të atin në Australi, i cili e ndihmoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, e pas kësaj ajo u lidh edhe me pronarin e bujtinës ku po qëndronte në Shkodër, i cili kontaktoi autoritetet dhe bëri të munur dërgimin e ambulancës.
Përpos frikës që Amy e shfaq qartë gjatë pritjes e vetmuar, ajo ka ditur ta përballojë më së miri situatën deri në momentin që ndihma mbërriti. Po ashtu në rrjet njerëzit janë prekur edhe nga ndihma që ajo ka marrë nga banorët, pronarët e bujtinës apo mjekët, pasi edhe pse në kushte jo shumë të favorshme ata u kujdesën maksimalisht për të, madje një zotëri në moshë e mbajti edhe në shpinë teksa largoheshin nga alpet.
Fatmirësisht Amy sot është mirë, dhe në fund të videos së sa ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë, pa të cilët fati i saj mund të kishte qenë edhe ndryshe.

Be First to Comment