Skip to content

Policia jep detajet për aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë: Mes të plagosurve ndodhet dhe një fëmijë në gjëndje të rëndë

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën Tiranë–Durrës, bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.

Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rënduar.

“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *