Skip to content

Detajet e fundit nga ngjarja e rende, reagimi i policise!

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lin–Pogradec, duke konfirmuar se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në spital.

Fillimisht u raportua se shoferi kishte mbetur i plagosur dhe ishte transportuar për ndihmë mjekësore, por sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas të dhënave par
aprake, automjeti doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore. Viktima është shtetasi Amarildo Islamaj, 32 vjeç nga Vlora.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

“Në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *