Gjykata e Lartë ka caktuar zyrtarisht datën 16 korrik për të marrë në shqyrtim rekursin e depozituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Përmes kësaj lëvizjeje të fundit ligjore, ish-zyrtarja e lartë kërkon me ngulm shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” që rëndon ndaj saj.
Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, ndërsa relator i dosjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Be First to Comment