Skip to content

Ja me kë po e shkruan manifestin e “Shqipëria e re” Elisa Spiropali, kokë më kokë me mashtruesin e madh shqiptar me tre emra

Duket se Elisa Spiropali po shkruan platformën që ka premtuar për Shqipërinë e re me ndihmen e Indrit Aliu, Kolleshi, ose alias David Isaac, i cili për të fshehur gjurmët ka ndryshuar emrin dhe është bërë izraelit…

Pak ditë më parë, në disa media ka qarkulluar një foto e deputetes Elisa Spiropali, në një restorant në ish Bllok, me një person të paidentifikuar, duke ngritur dyshime mbi lëvizjet e saj pasi Babloku e largoi nga sofra qeveritare. Pamfleti ka zbuluar enigmën.

Personazhi me të cilin Elisa Spiropali duket se po shkruan manifestin ‘Shqipëria e re’ është emblema e mashtrimit në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Aliu allias Indrit Kolleshi allias David Isaac, i dënuar me 10 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda, i arrestuar sërish pasi doli nga burgu për mashtrim, ndërsa aktualisht po hetohet paralelisht nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës për pastrim parash, skema mashtrimi etj.

Indrit Aliu ka arritur të mashtrojë duke u zhvatur miliona euro dhjetëra biznesmenëve, zyrtarë publikë, botues, madje ai arriti të mashtronte edhe vetë Policinë e Shtetit. Aliu posedon disa pasaporta dhe operon me disa emra. Për të përshkruar bëmat e tij nuk do të mjaftonin disa artikuj, por ajo çka ngre pikëpyetje të mëdha sot është se çfarë e lidh Elisa Spiropalin me Indrit Aliun dhe si ka mundësi që ajo gjendet gjithmonë e implikuar me personazhe të botës së krimit, një terheqje magnetike e kësaj politikaneje që nuk rresht së dhëni mësime për demokracinë dhe Shqipërinë e re.

Duket se Elisa Spiropali po shkruan platformën që ka premtuar për Shqipërinë e re me ndihmen e Indrit Aliu, Kolleshi, ose alias David Isaac, i cili për të fshehur gjurmët ka ndryshuar emrin dhe është bërë izraelit, e madje president i një sinagoge në Sauk. /Pamfleti

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *