Skip to content

E pabesueshme ku renditet Granit Xhaka, shqiptari i parë bëhet në botë për këtë arsye

Granit Xhaka prej kohësh e ka fituar statusin e legjendës së kombëtares së Zvicrës.

Që nga debutimi i tij pak më shumë se 15 vite më parë, ish-lojtari i akademisë së FC Basel është shndërruar në një lider, i cili edhe në moshën 33-vjeçare vazhdon të jetë pjesë e elitës botërore në pozicionin e tij.

Në kombëtare, ai u bë shpejt një shtyllë qendrore, i pazëvendësueshëm fillimisht për Ottmar Hitzfeld dhe Vladimir Petkoviq, ndërsa tani edhe për Murat Yakin.

Renditja

Cristiano Ronaldo (Portugalia): 232 ndeshje
Lionel Messi (Argjentina): 202 ndeshje
Luka Modriç (Kroacia): 202 ndeshje
Hassan Al-Haydos (Katari): 172 ndeshje
Robert Lewandowski (Polonia): 167 ndeshje
Aníbal Godoy (Panamaja): 158 ndeshje
Ivan Perishiq (Kroacia): 158 ndeshje
Guillermo Ochoa (Meksika): 154 ndeshje
Christian Eriksen (Danimarka)
Edin Xheko (Bosnje-Hercegovina): 151 ndeshje
Granit Xhaka (Zvicra): 150 ndeshje

Gjatë këtyre viteve ai ka grumbulluar 150 ndeshje me kombëtaren, ndërsa në fazën e 1/16-ave, kundër Algjerisë, e festoi me fitore jubileun.

Xhaka hyn kësisoj në mesin e 10 futbollistëve aktivë me më shumë ndeshje ndërkombëtare.

Sa e madhe është kjo arritje, tregohet jo vetëm nga historia e futbollit zviceran, ku askush nuk ka zhvilluar më shumë ndeshje se Xhaka. Edhe në krahasimin ndërkombëtar, ky numër është vërtet mbresëlënës. Mes futbollistëve ende aktivë, vetëm 10 lojtarë të tjerë kanë zhvilluar 150 ose më shumë ndeshje me kombëtaren.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *