
Në një kohë kur protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 35-të dhe mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla është parë duke kaluar pushimet në jug të vendit.
Balla mësohet se ndodhet në shoqërinë e Dorjan Duçkës, teksa të dy shfaqen duke u relaksuar familjarisht në bregdet.
Ndërkohë që në kryeqytet vijojnë protestat, marshimet dhe përplasjet politike, Balla ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi larg zhvillimeve që po dominojnë jetën politike në vend.
Balla dhe Duçka janë parë në një ambient turistik në jug, ndërsa në Tiranë protesta kundër qeverisë vazhdon pa ndërprerje, me organizatorët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike./BalkanWeb

Be First to Comment