Skip to content

“E gjithë Shqipëria bie erë m*t”, nëndrejtori i shkollës e thotë në ditën e 38-të: Më hoqën nga puna se nuk pranova…(REAGIMI)

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe aktorëve politikë shënon sot ditën e 38-të të saj. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejtë Kryeministrisë ku do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Një protestues e ka quajtur organizatë kriminale qeverisjen dhe sipas tij kjo është për të ulëritur dhe jo thjeshtë për të protestuar. Sipas tij kjo qeveri duhet të dalë jashtë loje.

Qytetari tregoi për gazetarin Osman Stafa në News 24 se u pushua nga puna pasi nuk pranoi të dorëzonte pesë emra votuesish nga jashtë shtetit.

Ai përmendi se edhe vajza e tij në Angli mori mesazhe për fushatë pa dhënë numrin, duke e interpretuar si shkelje të privatësisë dhe manipulim elektoral.

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t.

Më larguan nga puna, o Osman, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.

Isha nëndrejtor shkolle mësues matematike dhe fizike. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt. I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj”, u shpreh ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *