Skip to content

Goditi me thikë dy herë komshiun, detaje nga ngjarja e rëndë, identifikohen autori dhe i plagosuri

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës.

Të dy komshinjtë kanë debatuar më parë për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë.

Autori i plagosjes, i identifikuar si Gëzim Ramka rreth 50-vjeç, pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korçës.

Paraprakisht, dyshohet se Ramka vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *