Skip to content

Tensionet në Lindjen e Mesme! Pas mbylljes së bordit, rritet çmimi i naftës dhe benzinës, ja me sa shiten

Fiks 3 javë pas daljes nga Bordi i Transparencës, çmimi i karburantit në vendin tonë ka pësuar një rritje të shpejtë.

Një litër naftë aktualisht po shitet deri në 188 lekë litri, nga 176 lekë që ishte kur u vendos më 19 qershor që të shpërndahet bordi.

Ndërsa çmimi i benzinës ka arritur deri në 184 lekë për litër nga 166 lekë që u vendos në mbledhjen e fundit të bordit të transparencës në muajin e kaluar.

Qeveria riktheu Bordin e Transparencës në fund të marsit, me argumentin e stabilizimit të tregut të karburanteve dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga luhatjet e forta të çmimeve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *