
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar pasditen e së dielës në aksin nacional Çermë–Divjakë, në afërsi të fshatit Çermë-Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas mjekëve, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të lënduarit e tjerë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjës.

Be First to Comment