Gjatë një loje me zgjedhje, Ori ka treguar fillimisht vlerësimin maksimal për ish-bashkëmoderatorin e saj të përditshëm prej shumë vitesh, duke cilësuar Isli Islamin si personin më të mirë për të.
Ndërkohë, kur u pyet se cilin koleg do të linte në stol, por që është e gatshme t’i japë një shans të dytë pas ndonjë zhgënjimi, ajo zgjodhi gazetarin Eni Shehu, duke u shprehur: “Po ia jap shansin që nesër, po të më vijë zhgënjimi. Një shans të dytë… Eni Shehut.”
Mirëpo, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale dhe po bën xhiron e mediave rozë është deklarata e saj e prerë për moderatoren Arbana Osmani.
E pyetur nga Marina për një emër që e ka përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj, Ori Nebiaj nuk ka hezituar fare të përmendë ish-kolegen e “Big Brother VIP”, duke konfirmuar zyrtarisht se marrëdhënia mes tyre është ndërprerë plotësisht.
“E kam përjashtuar nga jeta ime… është grua, që nuk i flas, Arbana Osmanit,” ka thënë hapur Ori Nebiaj.
Kjo deklaratë ka konfirmuar kështu zërat që qarkullonin prej kohësh në media për një ftohje të raporteve mes dyshes së njohur të ekranit, duke treguar se vendimi i Orit është tashmë përfundimtar dhe pa kthim pas.
Be First to Comment