Instituti bën me dije se në disa zona të qarqeve Shkodër dhe Dibër rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për jugperëndimin e qarkut Shkodër dhe jugperëndimin e qarkut Dibër.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata pritet të jetë edhe më e rënduar gjatë ditës së martë.
Për sa i përket motit, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, të shoqëruara me shtrëngata lokale. Reshje të dobëta parashikohen edhe në Dibër dhe Lezhë, ndërsa në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë vetëm lokalisht të dobëta. Në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje.
Temperaturat do të mbeten shumë të larta. Të martën ato do të arrijnë deri në 37°C në bregdet, 40°C në zonat e ulëta dhe 33°C në zonat malore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për periudha të shkurtra në zonat malore pritet të jetë e fortë.
Be First to Comment